image Këngët e Festivalit të Këngës në RTSH "zhduken" nga YouTube

Muzikë

Muzikë/ Këngët e Festivalit të Këngës në RTSH “zhduken” nga YouTube

news image

Të gjitha këngët garuese dhe performancat në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH, janë zhdukur nga platforma YouTube.

Mediat raportojnë se kanali i televizionit është suspenduar, por që ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se përse ka ndodhur një gjë e tillë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se fituese e edicionit të 58-të të këtij festivali është shpallur Arilena Ara me këngën “Shaj”. Artistja me këtë projekt do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./Gazeta Sinjali/

Image

Nuk dihen ende shkaqet apo personat që mund të jenë pas këtij veprimi teksa detajet priten të mësohen në vijim. /