image Këngët e Dua Lipës më të dëgjuarat, lë pas Ed Sheeran

Bota e Yjeve

Këngët e Dua Lipës më të dëgjuarat, lë pas Ed Sheeran

news image

Këngët e kosovares Dua Lipa, kanë qenë këngët më të dëgjuara në radiot e Britanisë së Madhe për vitin 2020, e kjo falë albumit të saj “Future Nostalgia”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në klasifikimin e toplistave, ajo ka lënë pas edhe këngëtarin me famë botërore Ed Sheeran, i cili që nga viti 2017 ka qenë këngëtari më i dëgjuar në Britani.

Këtë e ka bërë të ditur Kompania e licencimit të muzikës, PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në radio dhe klube.

Ed Sheeran është i dyti në këtë listë, i pasuar nga Ariana Grande dhe Sam Smith.

Albumi “Future Nostalgia” ishte publikuar në muajin mars të vitit të kaluar, në kohën e karantinës dhe ky album atëherë ishte kolona zanore e karantinës për shumë njerëz.

E ky album ishte më i shituri për vitin 2020, duke fituar gjithashtu edhe çmimin si albumi më i mirë në Brit Awards, si dhe në Grammys, si albumi më i mirë pop./Gazeta Sinjali/