image Këngët e Bebe Rexhës numërojnë miliarda, por prapë ajo thotë se njerëzit nuk e njohin

Bota e Yjeve

Këngët e Bebe Rexhës numërojnë miliarda, por prapë ajo thotë se njerëzit nuk e njohin

news image

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka shënuar suksese botërore në fushën e muzikës.

Pavarësisht që njerëzit e duan dhe adhurojnë muzikën e saj, ka disa prej tyre që nuk e cilësojnë person të famshëm.

Së fundmi, është bërë virale një video e një vajze në Tiktok, e cila ka listuar “njerëzit e famshëm, që nuk janë vërtetë të famshëm”, pjesë e së cilës ishte edhe Bebe Rexha.

Për këtë Bebe ka folur në një intervistë.

Pra, pashë atë video të vajzës që fliste për njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm. Dhe e kuptoj plotësisht atë që ajo thotë sepse ka të drejtë, sikur unë kam tre këngë që janë një miliardë klikime secila. Unë kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë dhe megjithatë njerëzit ende nuk e dinë se kush jam. Dhe unë jam në rregull me këtë”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se ndihet mirë me këtë, të duket një person i thjeshtë e të dal lirshëm në qytet.

/GazetaSinjali/