image Kënga “Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Kënga “Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

news image

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen”, që promovon prejardhjen e saj.

Mimoza e cila shquhet edhe për aftësitë e saj si tekstshkruese, pasi e ka shkruar hitin e Ava Maxit, “Kings & Queens”, këtë projekt të ri ia ka dedikuar vendlindjes së saj dhe të gjitha nënave shqiptare që i rrisin vajzat e tyre për ta parë veten si mbretëresha. Me këto fjalë dedikuese edhe përfundon videoklipi, ku ndër të tjera Mimoza shfaqet në disa skena më veshje kombëtare.

Mimoza u lind në Kosovë por në moshë shumë të re u zhvendos në Suedi, bashkë me familjen e saj. Më vonë ajo u shpërngul në Gjermani ku jetoi për 11 vjet. Ajo shkruan këngë dhe këndon në katër gjuhë. Duke qenë se aktualisht jeton në Los Angeles, Mimoza shpreson që suksesin e saj muzikor ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa prej këngëve të Mimozës të lansuara në YouTube janë, “Big Girls Cry” dhe “Love for Days”, të cilat numërojnë miliona klikime./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: