Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një veturë ka goditur një këmbësore në Fushë Kosovë, para ETC-së.
Siç mëson Sinjali, viktima është një vajzë 20-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime dhe pastaj është dërguar në Emergjencë ku edhe po trajtohet, ngase gjendja e saj është e rëndë.
Nga Policia bëjnë të ditur që i dyshuari ende nuk është kapur dhe po punohet në drejtim të identifikimit të tij, sepse i njëjti ka ikur nga vendngjarja.
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes“, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti për Sinjalin.