image Këmbësoria e Ushtrisë së Kosovës trajnohet nga amerikanët

Siguri

Këmbësoria e Ushtrisë së Kosovës trajnohet nga amerikanët

news image

Ushtarët e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ushtarët e FSK-së së bashku me trupat amerikane nga Garda Kombëtare e Vermontit dhe Kollorados, realizuan trajnimin e përbashkët “First Vermont Reconnaissance Platoon Academy”.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë, për një javë është realizuar trajnimi me tema të rëndësishme që prekin fushën e rikonicionit si: teknikat e patrullimit, thirrja për zjarr, armët dhe pajisjet e rikonicionit”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Qëllimi i trjanimit ishte ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe njohja më e mirë e të dy njësive të rikonicionit, nga të dyja vendet me qëllim shkëmbimi të përvojave më të avancuara bazuar në standardet më të larta të ushtrive profesionale./GazetaSinjali/