image Kelmendi për martesat mes gjinisë së njëjtë: Kurti po i vret shqiptarët me këtë ligj

Politikë

Kelmendi për martesat mes gjinisë së njëjtë: Kurti po i vret shqiptarët me këtë ligj

news image

Përmes Kodit të ri Civil, po pritet që të hapet rruga që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive. Një ditë para seancës ku do të shqyrtohet projekt-Kodi Civil, kanë nisur reagimet e ashpra ndaj Qeverisë.

Kryetari i partisë konservatore “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar për këtë çështje, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e zhduk “familjen kosovare”.

Sipas tij, nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Kurti po i vret me këtë ligj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qeveria Kurti përmes Projekt-Kodit Civil që nesër është në rend të ditës për votim, synon të hapë rrugë për martesat brenda të njejtës gjini. Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-Kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen. Nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj”, ka thënë Kelmendi.

Njëkohësisht, Kelmendi i quan si “martesa që janë në kundërshtim të plotë me qenien njerëzore”, duke shtuar se këto martesa janë vrasësi kryesor i familjes.

/GazetaSinjali/