Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas reagimit të këtij mediumi ku thuhet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk po e thotë të vërtetën pasi kjo shtëpi mediale ka ndërruar menjëherë dokumentet, në përputhshmëri me kërkesat e ministrisë.
Kelmendi tha se në dokumentin e publikuar nga Klan Kosova të cilin ia paraqiti MINT dhe ARBK-së, figuron vetëm Kosova.
Ndërsa, ai shton se e kanë të paqartë insistimin e MINT “ta lidhë Klan Kosovën në mënyrë mashtruese me dokumente të Serbisë”.
“Për ta qartësuar përfundimisht, në dokumentet e Klan Kosova të paraqitura në MINT dhe në ARBK, siç shihet edhe në faksimilin bashkëngjitur, figuron vetëm Kosova. Prandaj e kemi të paqartë pse MINT vazhdon të insistojë ta lidhë Klan Kosovën në mënyrë mashtruese me dokumente të Serbisë. Gjithsesi, shpresojmë që kjo do të qartësohet tutje në procesin gjyqësor që do të iniciojë Klan Kosova”, tha ai në reagimin e tij.