image KEK: Sigurohet 70 % e energjisë si zëvendësim i mungesës së prodhimit të planifikuar të bllokut A3

Kosovë

KEK: Sigurohet 70 % e energjisë si zëvendësim i mungesës së prodhimit të planifikuar të bllokut A3

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë një njoftim në lidhje me statusin aktual të bllokut A3.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se me 31 gusht përfundon inspektimi i këtij blloku dhe fillon sanimi i tij.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësisë për kthim në punë”, thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur se është siguruar rreth 70 % e energjisë si zëvendësim i mungesës së prodhimit të planifikuar të bllokut A3.

“Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

/GazetaSinjali/