image KEK reagon për rikthimin në punë të bllokut B2 - Sinjali

KEK reagon për rikthimin në punë të bllokut B2

news image

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka lëshuar një njoftim për media pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se është rikthyer në punë blloku B2.

Në njoftimin e bërë, KEK thekson se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin