image KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët

Kosovë

KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët

news image

Sipas KEDS-it zjarret të cilat po ndizen ditëve të fundit, janë duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike”, njofton KEDS, përmes një kumtese.

Tutje thuhet se: “Nga këto zjarre, në asetet e KEDS po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale”.

Nga KEDS thonë se terrenet e papërshtatshme po e bëjnë më sfiduese punën e tyre.

KEDS bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre të cilat rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët.

/GazetaSinjali/