image Keane i ka disa fjalë për Anglinë pas ndeshjes me Kosovën

Futboll

Sport/ Keane i ka disa fjalë për Anglinë pas ndeshjes me Kosovën

news image

Legjenda e skuadrës së Manchester United njëherësh edhe njëri ndër futbollistët më të ashpër në fushë, Roy Keane, pas përfundimit të ndeshjes Angli-Kosovë (5-3), nuk ka kursyer djemtë e trajnerit Southgate, duke i kritikuar sidomos për faktin që pësuan tri gola.

Ai për ITV, tha se Anglia vazhdon të ketë disa zakone të vjetra dhe të gabuara.

Ishte ndeshje shumë e bukur për t’u parë dhe shijuar, por futbollistët anglezë duhet të jenë autokritikë… Anglia vazhdon të ketë disa zakone të vjetra dhe të gabuara! Për shembull, kur sheh se ndeshja teorikisht ka mbaruar pasi janë shumë përpara me gola, lëshojnë çdo gjë. Dakord, mund të humbasësh topin ose të japësh pasimin jo siç duhet, por jo të mos vraposh më!”.

Ai më tutje tha se këtë gjë duhet ta rregullojnë, pasi që në futboll mund të të godasin papritur.

Asnjëherë nuk mbaron loja duke lëshuar totalisht. Shihja futbollistë që nuk ndihmonin më shokun. Më duket sikur futbollistët e Anglisë mërziten shpejt… Nuk janë duke u stërvitur te klubi i tyre por përfaqësojnë kombëtaren”, citohet të ketë thënë ai.