Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën është votuar për president, garë kjo e cila është zhvilluar ndërmjet presidentit aktual, Donald Trump dhe konkurrentit të tij, Joe Biden.
Votimi është duke vazhduar ende dhe kjo garë po duket të jetë mjaftë e ngushtë.
Në mesin e votuesve ka edhe shqiptarë të famshëm që jetojnë atje e të cilët edhe publikisht kanë treguar se kush është i preferuari i tyre dhe se për kënd do të votojnë.
Këngëtarja nga Shqipëria e cila tash e disa vite është zhvendosur dhe po jeton në Amerikë, Bleona Qerreti është vetëm njëra nga shqiptarët që votën e saj e ka dhënë për presidentin aktual, Donald Trump.
Madje Bleona në rrjetin social “Instagram” kishte postuar fotografi me të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, poshtë të cilës kishte deklaruar përkrahjen e saj për presidentin aktual, Donald Trump.
Hiç më ndryshe nuk mendon as këngëtari Frederik Ndoci, i cili poashtu ka përkrahur Trump që të vazhdojë udhëheqjen e Amerikës.
Pjesë e listës së shqiptarëve që e përkrahën Trumpin në këto zgjedhje është edhe Lei Kraja e Bebe Rexha.
Ndërsa ndër shqiptarët të cilët e kanë përkrah Joe Biden për president janë Rudina Hajdari, Eliza Dushku. /Gazeta Sinjali/