image KE: 350 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor

Rajon

KE: 350 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor

news image

Bashkimi Evropian do të ofrojë një ndihmë politike edhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndihmë kjo që e kapë shifrën prej 350 milionë euro deri në vitin 2024. Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një fjalim para europarlamentarëve gjatë prezantimit të buxhetit të KE-së.

Buxheti i BE-së për përballimin e krizave në Ballkanin Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro”, ka thënë Oliver Varhelyi.

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, komisioneri ka theksuar se një pjesë e mirë e këtyre fondeve do të shkoj për luftën kundër emigrimit të paligjshëm si dhe për të përballuar krizën energjetike.

“Është interesi strategjik i Bashkimit Evropian që të mundësojë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në union. Vetëm diçka e tillë do të siguronte stabilitet afatgjat, paqe dhe prosperitet jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Bashkimin Europian“, tha ai.

/GazetaSinjali/