KBF Penza ka nisur mobilizimin për fillimin e sezonit të ri.
Klubi pejan i femrave kanë transferuar basketbollisten me përvojë, amerikano-xhamaikanen, Antoinette Bannister.
Bannister luajti në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe në Universitetin e Floridës përpara se të transferohej në Universitetin e Karolinës Lindore (2016-17).
29-vjeçarja së fundi kishte luajtur në Portugali, ku kishte një mesatare të 10.3 pikëve për ndeshje dhe 1.9 asistimeve për ndeshje.
Më poshtë mund të gjeni një video të basketbollistes ku ka luajtur në të kaluarën.
KBF Penza do t’i fillojë stërvitjet nga 15 shtatori.