KB Peja do të rikthehet sonte në Ligën e Ballkanike, pasi kishte munguar për disa sezone në këtë garë.
Pejanët do ta nisin kampanjën ndaj skuadrës ukrainase, Budyvelnik, me fillim nga ora 20:15 në “Karagaçi”.
Vendasit kanë vendosur një parullë përkrahëse për klubin kundërshtar nga Ukraina, e cila tash e disa muaj po përballet me agresionin rus.
“Lavdi Ukrainës. Kosova qëndron me ju”, thuhet në këtë parullë të vendosur në palestër.