Klubi basketbollistik i Pejës ka pësuar humbje në udhëtim te Academic Bultex 99 me rezultat përfundimtar 85:74, në Ligën Ballkanike.
Skuadra e Pejës kishte mungesë dy lojtarë, Arbër Berishën dhe Ergin Groshën, për shkak se të njëjtit nuk kishin mundur të pajisen me viza.
Shakir Smith ishte më i dalluari te skuadra vendase me 18 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Peja më i dalluari ishte Nigel Johnson me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.
Academic Bultex ka pesë fitore në pesë ndeshje, kurse Peja dy fitore dhe tri humbje./Gazeta Sinjali/