image Katër vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Kosovë

Katër vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

news image

Katër vite më parë,  pikërisht më 3 gusht 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, ia mundësuan Qeverisë  që të  procedoj edhe dy projektligje të tjera për Specialen.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë dhe që cenon sovranitetin e vendit. Të pa drejtë e kishte cilësuar edhe qeveria, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas katër viteve ky institucion ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë,  por ka filluar intervistimet e të dyshuarave dhe dëshmitarëve, në mesin e të cilëve janë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe disa nga eprorët e lartë të UÇK-së. /Sinjali/