Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 396 raste të reja me COVID-19 dhe katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se 338 persona me koronavirus janë të shtrirë në spitale, ndërsa 10 mijë e 186 është numri i rasteve aktive.
Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 131 mijë e 547 testime, prej të cilëve 22 mijë e 300 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse 11 mijë e 578 pacientë janë shëruar. Gjithashtu janë regjistruar 536 vdekje. /Gazeta Sinjali/