Katër persona kanë humbur jetën dhe 122 të tjerë janë prekur nga zjarret në Manavgat të Turqisë.
Ndërkaq, 58 persona të tjerë janë duke u trajtuar ende.
Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin po vazhdojnë me 1,832 personel, 3 avionë, 29 helikopterë dhe 458 makina zjarrfikëse, raportojnë mediat turke.
Turqia po lufton me zjarret që kanë shpërthyer në 41 zona të ndryshme kohët e fundit, 31 prej tyre janë vënë nën kontroll.