image Katër të lënduar në një aksident trafiku në Suharekë

Siguri

Siguri/ Katër të lënduar në një aksident trafiku në Suharekë

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Suharekë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sot, më 07.10.2019, rreth orës 14:00 në autostradë në mes Suharekës dhe Duhles, ka ndodh një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit  janë  lënduar katër persona, të cilët janë  marrë me autoambulanca nga vendi i aksidentit.

Tutje Krasniqi ka thënë se njësia policore ka dalë në vend-ngjarje dhe ka bërë hetimet e nevojshme në lidhje me aksidentin./Gazeta Sinjali/