image Katër të lënduar në një aksident trafiku në Istog

Kosovë

Komunikacion/ Katër të lënduar në një aksident trafiku në Istog

news image

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në komunën e Pejës.

Raportohet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Tomoc. Policia është njoftuar rreth orës 17:30 dhe sipas informatave të para katër persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Regjional të Pejës”, ka thënë Ibra./Gazeta Sinjali/