image Katër raste të falsifikimit të parave/ Mbi 2 mijë euro u raportuan të falsifikuara

Siguri

Katër raste të falsifikimit të parave/ Mbi 2 mijë euro u raportuan të falsifikuara

news image

Në tregun e Kosovës janë hedhur shumë para të falsifikuara, ku këto raste shpesh po raportohen edhe në polici, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të falsifikimit të parasë dhe kryesisht në komunën e Prishtinës.

Në Prishtinë gjatë ditës së hënë një zyrtar në bankë ka raportuar se ka pranuar rreth 270 euro të metalta që dyshohet se janë të falsifikuara. Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti është nën hetime.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Llapnasellë, ku një zyrtar i bankës ka raportuar një kartëmonedhë prej 20 euro dhe disa monedha të metalta në vlerë prej 47 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti vazhdon të hetohet.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar nga një institucion në Prishtinë për 2 mijë e 259 euro, të gjitha në monedha të metalta nga dy euro dhe 84 euro në monedha të metalike nga një euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rast për falsifikimin e parave ka ndodhur edhe në Gjilan gjatë ditës së djeshme ku një zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro, dy monedha metalike nga 1 euro dhe dy monedha metalike nga 2 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara. /GazetaSinjali/