image Katër radio franceze nuk do transmetojnë ndeshjen Shqipëri-Francë

Futboll

Sport/ Katër radio franceze nuk do transmetojnë ndeshjen Shqipëri-Francë

news image

Katër radio franceze: “Europe 1”, “Radio France”, “RFI” dhe “RMC”, kanë deklaruar se nuk do ta transmetojnë drejtpërsëdrejti ndeshjen me Shqipërinë, për shkak se nuk janë marrë vesh në lidhje me çmimet me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja e grupit për “Euro 2020” ka pak vlerë konkurruese, pasi Franca është tashmë e kualifikuar dhe Shqipëria nuk e kalon dot më grupin, por megjithatë, biletat e ndeshjes janë shitur që të gjitha.

Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë se kërkesa ka qenë tri herë më e madhe se kapaciteti i stadiumit.

Katër radiot franceze nuk kanë rënë dakord me tarifat e FSHF-së në lidhje me kostot teknike, pasi thonë se nuk përputhen me rregullat dhe praktika e UEFA-s.

Europe 1, Radio France, RFI dhe RMC deklaruan se i kërkuan Federatës Franceze të ndërmjetësojë. Pas kësaj, ata i kanë lënë Federatës Shqiptare një afat përfundimtar deri të premten në orën 19:00, por FSHF i ka shpërfillur duke mos u kthyer fare përgjigje, krejt kjo sipas një deklarate për shtyp që kanë bërë radiot franceze.