image Therren me thikë katër persona në Pejë, arrestohen tre prej tyre

Kosovë

Policia/ Therren me thikë katër persona në Pejë, arrestohen tre prej tyre

news image

Katër persona në Pejë janë therrur me thikë pak orë më parë, dy prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK, të cilat janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendës drejtori i rajonit të Pejës, Veton Elshani, i cili ka thënë se tre person janë arrestuar.

“Po, personat e përfshirë janë të moshës mbi 18 vjeçare, ndërsa një është i moshës 17 vjeçare, tre janë të arrestuar, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Rasti ka ndodhur në rrugë” ka thënë Veton Elshani. /Gazeta Sinjali/