Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:00 në Tunelin e Parë në Mitrovicë, kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Sinjali/