image Katër persona rrahin policët në Mitrovicë, ishin në ndikim të alkoolit

Siguri

Katër persona rrahin policët në Mitrovicë, ishin në ndikim të alkoolit

news image

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar dy zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kishin qenë duke kryer vend-shikimin e një aksidenti në trafik.

Si pasojë e sulmit dy policët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, personat dyshohet se ishin nën ndikimin e alkoolit, ku dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/