image Katër persona rrahen me mjete të forta druri për një pronë, u përfshi edhe një grua

Siguri

Katër persona rrahen me mjete të forta druri për një pronë, u përfshi edhe një grua

news image

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi u përfshinë në një rrahje me mjete të forta druri për një kontest pronësor, ku në këtë rrahje është përfshirë edhe një grua.

Pasi janë përfshirë në rrahje në Podujevë, të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/