Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
“Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren)”, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/