image Katër persona e rrahin dhe therin me thikë një tjetër në Prishtinë

Siguri

Katër persona e rrahin dhe therin me thikë një tjetër në Prishtinë

news image

Katër persona janë arrestuar të enjten rreth orës 03:00 në Prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me një person tjetër, i cili është viktimë e rastit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është goditur me thikë dhe ka marrë lëndime trupore, si pasojë e të cilave është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm është liruar”, thuhet në njoftim, ku ndër të tjera thuhet se rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/