image Katër ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Kosovë

Katër ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

news image

Sot pritet të zhvillohen disa ngjarje në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë:

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-qershor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it si dhe bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli” raportojnë para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e KOSTT dhe “Kosova Thëngjilli”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)

– Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma Zoom, ora 18:00)

/GazetaSinjali/