Në Zveçan ka filluar një mbledhje e përfaqësuesve të katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe.
Sipas raportimeve të mediave serbe, aty po flitet për “situatën politike dhe të sigurisë”.
Përveç kryetarëve dhe këshilltarëve të katër komunave me shumicë serbe, në takim po marrin pjesë deputetë të Listës Serbe dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, përfaqësues strukturave paralele në veri, si dhe komandantët e Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.
Ky takim e pason takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq të dielën në Beograd, të mbajtur me përfaqësues të strukturave të tij ilegale në veri të Kosovës.