image Katër incidente zjarri në rajonin e Prizrenit, Policia jep detaje

Siguri

Katër incidente zjarri në rajonin e Prizrenit, Policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa incidente të zjarrit që kanë ndodhur brenda 24 orëve në disa vende në Kosovë. 

Sipas Policisë, katër rastet e raportuar dyshohet se janë shkaktuar në rajonin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

·         Dragash, 17.08.2021-10:00. Në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri 12 ari fushë me bari të thatë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kane shuar zjarrin. 

·         Suharekë, 17.08.2021-10:40. Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se i janë përfshirë  nga zjarri 10 hektar pyll . Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

·         Fsh. Malësi e re, Prizren 17.08.2021-15:20. Në rrethana të pa njohura janë përfshirë   nga zjarri disa shkurre, gardhe dhe bimë të thata nga një hapësirë  rreth  dy hektarë dhe ishte afruar në një afërsi të katër shtëpive të banimit. Intervenimi  i shpejtë  i zjarrfikësve  si dhe me mobilizimin  e banorëve është parandaluar rreziku te shtëpitë e banimit dhe zjarri është shuar.

·         Fsh. Sopijë-Bukosh, Suharekë 17.08.2021-15:26.   Në rrethana të panjohura është  përfshirë nga zjarri  një sipërfaqe e konsiderueshme djerrina, hamullore dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kane shuar zjarrin.

/GazetaSinjali/