COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Katër gjëra që duhet mbajtur në mend rreth intervistimit

news image

Ekzistojnë disa gjëra që duhet mbajtur mend rreth intervisimit.

Një faqe nga e cila miliona njerëz kërkojnë punë, Glassdoor shpjegon se disa nga këto gjëra mund ta lehtësojnë mendjen e njeriut gjatë intervistës në punë.

Intervistuesit dëshirojnë që ju të ndjeheni komodë

Në disa raste mund të ndjeheni më komodë gjatë intervistës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të iu njohin për atë që jeni në të vërtet dhe për aftësitë që i posedoni.

Dëshirojnë që të ndjeheni të impresionuar

Intervistuesit zakonisht nuk marrin në intervistë persona pa qenë të bindur se janë kandidatë potencial, prandaj ata dëshirojnë që ju të ndjeheni të impresionuar me punën që ua ofrojnë, zyret e tyre, ekipin etj.

Shumica e intervistuesve nuk përpiqen t’ju “mashtrojnë”

Pyetjet me “kleçkë” nuk janë gjithmonë të rralla, por tani janë më të rralla se asnjëherë më parë.

Edhe ata mund të jenë në interes

Njëjtë sikurse ju që keni nevojë për një vend pune, edhe intervistuesit mund të jenë duke u përpjekur që sa më parë ta mbushin një pozitë bosh, ose ta përforcojnë një ekip të cilët kanë nevojë për një koleg.

Pra, mund të mos jeni vetëm ju në nevojë për këtë pozitë pune, por edhe intervistuesit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: