image Kastrati i PDK-së i kërkon Kurtit dorëheqjen: Tensionimi me ShBA-në është tradhëti kombëtare

Politikë

Kastrati i PDK-së i kërkon Kurtit dorëheqjen: Tensionimi me ShBA-në është tradhëti kombëtare

news image

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se tensionimi i marrëdhënieve nga Kurti me ShBA-në është barazi me tradhti kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka përmendur ‘komandat e Facebook-ut’, duke ju thënë se Kurti e hoqi njohjen nga dialogu si ke ja ka vënë në fyt lakun me rritje çmimesh.

“Tensionimi i marrëdhënieve nga Kurti me ShBA-në është barazi me tradhti kombëtare. O ju komandantat e FB. Kurti ua hoqi NJOHJEN nga dialogu dhe Kurti ua ka shti lakun në fyt me rritje çmimesh e me lodhje përtokë të ekonomisë dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria.” – ka shkruar Kastrati.

Ai gjithashtu ka thënë se ShBA na këshillon t’i shtyjmë për një kohë më të përtashme vendimin për targa, sepse serbët provokonin konflikt në emër të targave dhe konflikti i ri i konvenonte vetëm Rusisë e Serbisë.

Sipas Kastratit, Kurti më kokëfortësi insistoi për targa, dhe pas kësaj u vendosen barrikadat si dhe dalja e serbëve nga institucione, e krejt kjo sipas Kastratit rrjedhë që njohja të harrohet në kornizën e re të dialogut, dhe perëndimi të insistoi për Asociacion.

“Pavarësisht që kishim të drejtë për targat, sovranitetin, etj miqtë tanë si SHBA na këshillonin ti shtyjmë për një kohë më të përshtatshme ato vendime sepse serbët provokonin konflikt në emër të targave dhe konflikti i ri i konvenonte vetëm Rusisë e Serbisë; Kurti me kokëfortësi insistonte për targat të cilat ashtu kështu nuk u implementuan. Erdhën barrikadat, dalja e serbëve nga institucionet e u dorëzua Veriu. NJOHJA u harrua nga perëndimi në kornizën e re të dialogut dhe tani ata insistojnë për asociacionin.” – ka shkruar tutje ai.

/GazetaSinjali/