image Kastrati: Buxheti për vitin 2020 e rrezikon bankrotimin e Kamenicës

Kosovë

Reagim/ Kastrati: Buxheti për vitin 2020 e rrezikon bankrotimin e Kamenicës

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, ka dhënë disa vërejtje rreth Projektligjit për Buxhetin 2020 që pritet të miratohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se mënyra se si është planifikuar ndarja e tij rrezikon bankrotimin e Komunës së Kamenicës.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe shqetësuar me planifikimin e buxhetit për Komunën e Kamenicës për këtë vit. Përvec që Qeveria ka anuluar disa projekte me rëndësi vitale për qytetarët, është vështirësuar tejmase realizimi i projekteve tashmë të nisura, si dhe rrezikohemi nga paditë e operatorëve të cilët mund ta bankrotojnë komunën edhe ashtu të diskriminuar dhe pazhvilluar”, ka shkruar Kastrati në një postim në rrjetin social Facebook.

Kastrati thotë se tashmë planifikohet t’i ndahen Kamenicës 50 % më pak mjete, sesa ishin ndarë në vitin 2019. Këtë e ka qutjuar një thikë pas shpine për qytetarët e asaj pjese të cilët votuan për zhvillim, drejtësi dhe ndryshim./GazetaSinjali/

???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈ ???????????????????????????????? ???????????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈????Sot pritet të votohet Projektligji për Buxhet i Republikës së…

Posted by Qëndron Kastrati on Saturday, March 14, 2020