image Karateistja Alma Loki mposht serben në finale, fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

Sporte Luftarake

Karateistja Alma Loki mposht serben në finale, fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

news image

Karateistja kosovare, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, pasi mundi kundërshtaren serbe, Neda Millosheviq.

Gara u mbajt në Podgoricë, ndërsa Loki shënoi pesë fitore, duke kulmuar me fitoren ndaj serbes për medaljen e artë.

“Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën katave”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Vlen të theksohet se në këtë garë, Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë me flamujt e tyre shtetërorë, që shënon një prej ngjarjeve të pakta ku këto dy vende pranojnë të garojnë të barabarta.

/GazetaSinjaliSport/