image Karateisti i Kosovës shkëlqen në Turqi, fiton medalje të bronztë

Sporte Luftarake

Karateisti i Kosovës shkëlqen në Turqi, fiton medalje të bronztë

news image

Kosova ka arritur që të fitojë një medalje të bronztë të Evropës, në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili po mbahet në Gaziantep të Turqisë.

Elhami Shabani, ka arritur që të prek suksesin e tij më të madh deri tani në karrierë, pasiqë nga kjo garë, e cila është mbajtur për kategorinë -75kg, Shabani mposhti boshnjakun Hamza Turulijan, me rezultat 2:1, pas një paraqitje mbreslënëse, shkruan Sinjali Sport.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës, ka uruar garuesin Shabani, duke vlerësuar lartë mundin dhe përkushtimin që ka dhënë ai ndër vite.

Urime kampionit tonë dhe gjithë komunitetit të karatesë“, është shkruar në faqen zyrtare të Komitetit Olpimik të Kosovës.

/GazetaSinjaliSporti/