image Karakteret e njerëzve që mund të dështojnë në karrierë

Modë & Stil

Stili/ Karakteret e njerëzve që mund të dështojnë në karrierë

news image

Përveç performancës tonë në punë, rëndësi të -madhe kanë edhe sjelljet që kemi, komunikimi me kolegët në punë dhe ndikimin që kemi tek të tjerët.

Prandaj, nëse dëshironi të keni një karrierë të suksesshme duhet t’i kushtoni rëndësi paraqitjes sa më të mirë në vendin e punës. Ekzistojnë disa personalitete, që mund të kenë ngecje në vendin e punës, shkruan AP.

  1. Personi sensitiv (i ndjeshëm)

Zakonisht, ky lloj i personave e kanë të vështirë pranimin e kritikave nga menaxheri i tyre, gjë që rezulton në ulje të produktivitetit. Mirëpo, nëse kritikat qoftë ato pozitive apo negative vlerësohen si duhet, mund të jenë shumë të dobishme në ngritjen profesionale. Nëse jeni person më i hapur, ju do të mund t’i pranoni kritikat ashtu siç janë dhe t’i shihni ato jo si disavantazh, po si mundësi për ngritje në karrierë.

2. Ndjekësi

Nëse bazoheni shumë tek të tjerët dhe prisni urdhrat e tyre se sa që bazoheni te vetja juaj, kjo mund të ndikojë që shefi t’iu tejkalojë kur vjen koha e avancimit në pozitë dhe ta përzgjedhë dikë që është më aktiv, shprehet lirshëm dhe nuk ka frikë edhe nëse mund të gabojë. Prandaj, shprehuni lirshëm, jepni ide dhe krijoni mundësi që do t’ju jepnin rast të dalloheshit nga të tjerët.

3. Personi që “i di” të gjitha

Ky lloj i personit mendon se di çdo gjë. Mirëpo, nëse mendoni se jeni personi më i zgjuar në dhomë, atëherë jeni në dhomën e gabuar. Personat e tillë kanë tendenca të marrin lëvdata kur një projekt ka sukses dhe të fajësojnë tjerët në rast të dështimit.

4. Personi temperament

Gjatë procesit të punës, kemi sfida të ndryshme dhe obligime që duhet kryer. Personat temperament reagojnë vrullshëm kur diçka nuk shkon në të mirën e tyre, si dhe kanë vështirësi në krijimin e raporteve kolegiale dhe të mirëkuptimit me të tjerët.

5. Personi me mungesë vetëbesimi

Mungesa e vetëbesimit pengon zhvillimin tuaj dhe ngritjen në karrierë. Kjo, ngase në mungesë vetëbesimi, ju nuk ndërmerrni rreziqe nga frika se mund të gaboni ose dështoni.

6. Thashethemxhiu

Personi i tillë në vazhdimësi kërkon informacione rreth kolegëve të tij, qoftë ato personale apo profesionale dhe pastaj i shpërndan ato informacione me kolegët e tjerë. Sjellja në mënyrë të tillë, ndikon që kolegët e punës të frustrohen, të mos kenë më besim dhe respekt, kësisoj të largohen nga ky lloj i personalitetit. /Gazeta Sinjali/