Karabinierët e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar një stërvitje me qitje reale në Poligonin Voloire, me qëllim përmirësimin e aftësive në përdorimin e armëve, zotërimin teknik dhe gatishmërinë individuale.
Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e rregullta stërvitore kontribuojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që pjesëtarët të mbeten të përgatitur për kryerjen e detyrave të tyre në kuadër të misionit.
“Përmes aktiviteteve të tilla, personeli ruan një nivel të lartë gatishmërie dhe vetëdijeje situative, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!