image Gjenerali i pensionuar amerikan: Ushtria e Kosovës mund të bashkekzistojnë me një forcë si KFOR-i në të ardhmen

Politikë

Gjenerali i pensionuar amerikan: Ushtria e Kosovës mund të bashkekzistojnë me një forcë si KFOR-i në të ardhmen

news image

Michael Barbero, gjenerali i pensionuar amerikan vlerëson se në të ardhmen Ushtria e Kosovës dhe një forcë tjetër e sigurisë, si ajo e KFOR-it mund të bashkekzistojnë si forca të sigurisë.

“Besoj se do të ishte në interesin më të mirë të Kosovës që të mirëpres forca të ngjashme si KFOR-i për të promovuar stabilitetin afatgjatë në Kosovës dhe Ballkan”, është shprehur Majkel Barbero në një intervistë për Kosovo-online.

“Specifikat e autorizimi të pranisë së ardhshme të NATO-së dhe lirisë së veprimi të Ushtrisë së Kosovës do të duhej të specifikoheshin me një marrëveshje formale”.

Sipas tij kjo marrëveshje do të përcaktonte marrëdhëniet e komandës dhe kontrollit, mënyrën si forcat do të vepronin së bashku me të gjitha dispozitat tjera.

“Por duhet kohë për ta negociuar dhe finalizuar këtë marrëveshje. Viti 2028 nuk është larg andaj duhet të krijohet një kornizë kohore për bisedimet”, ka shtuar ai derisa ka përmendur procesin e transformimit të FSK-së.

/GazetaSinjali/