image Kaq vjet burgim për udhëheqësin e opozitës ruse

Botë

Kaq vjet burgim për udhëheqësin e opozitës ruse

news image

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u dënua me nëntë vjet burgim, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës në një burg të sigurisë së lartë të martën, në një gjyq, të cilin kritikët e Kremlinit e shohin si përpjekje për ta mbajtur në burg armikun më të flaktë të presidentit Vladimir Putin për aq kohë sa të jetë e mundur.

Një gjykatës vendosi gjithashtu që Navalny të dënohet edhe me një gjobë prej 1.2 milionë rublash (rreth 11,500 dollarë). Navalny mund të apelojë vendimin.

Më herët, gjykata e shpalli fajtor Aleksei Navalny nën akuzat për përvetësim.

Gjykatësja Margarita Kotova e ka lexuar dënimin e tij më 22 mars në një burg jashtë Moskës, ku është duke u mbajtur Navalny.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim për 13 vjet.

Navalny e ka kaluar vitin e kaluar në burg për akuza të ndryshme pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas sulmit gati fatal me agjent nervor.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, gjatë shqiptimit të dënimit nga një gjykatë ruse me nëntë vjet burgim, 22 mars 2022.

Navalny fajëson Kremlinin për këtë sulm, mirëpo ky i fundit hedh poshtë akuzat.

Rasti ndaj Navalnyt ka nisur në dhjetor të vitit 2020, nën dyshimet se 45-vjeçari ka përvetësuar para nga Fondacioni i tij Kundër-Korrupsionit.

Hetuesit kanë akuzuar Navalnyn se ka marrë rreth 33 mijë dollarë amerikanë të donacioneve për përdorim personal, shkruan REL.

Navalny hedh poshtë të gjitha akuzat dhe i konsideron të motivuara politikisht.

/GazetaSinjali/