Mërgimtarët që janë duke ardhur në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare.
Sipas kësaj qendre, pritjet më të mëdha janë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Në pikën kufitare në Merdare, qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë në hyrje të Kosovës.
Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka kolonë, ku pritjet janë deri në dy orë.
Për detaje më të detajuara tabela më poshtë pasqyron të gjitha pritjet në pikat-kufitare.