Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë.
Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë herë.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares dhe në Dheun e Bardhë.
Në Merdarë pritjet janë deri në 100 min, derisa në Dheun e Bardhë deri në gjysmë ore. Në pikat tjera kufitare situata është më e qetë.+