image Kaq muaj qëndroi Vjosa Osmani në pozitën e nënkryetares së LDK-së

Politikë

Kaq muaj qëndroi Vjosa Osmani në pozitën e nënkryetares së LDK-së

news image

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës votoi sot për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në këtë parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes këtij votimi, 70 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së aprovuan shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtarë e këtij këshilli.

Në këtë pozitë Osmani ishte zgjedhur më 27 gusht të vitit të kaluar, për të qëndruar deri sot, gati 10 muaj pas zgjedhjes.

Shkarkimi i Osmanit u bë pas propozimit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe mori mbështetjen e 70 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Propozimi i Mustafës erdhi pasi ai vlerësoi se Osmani e ka shkelur statutin e LDK-së, konkretisht pikën 14.2 të tij, kur kundërshtoi publikisht vendimet e organeve kryesore të partisë.

“Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forma të LDK-së, nëse ata publikisht i refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve të të cilëve janë”, thuhet në pikën 14.2 të statutit të LDK-së./Gazeta Sinjali/