image Kaq euro do të marrin bujqit sivjet nga shteti

Prodhime Vendore

Kaq euro do të marrin bujqit sivjet nga shteti

news image

Ministria e Bujqësisë edhe këtë vit do të vazhdojnë përkrahjen ndaj bujqëve me subvencione

Ministri Faton Peci tregoi se për ata që mbjellin grurë do të jepen subvencione 474 euro për hektar, për misër 329 euro për misër, 654 euro për patate dhe 654 euro për fasulen,

Më tej ai ka treguar se edhe për kulturat pemëtare do të jepen subvencione në vlerë 504 euro për hektar.

Për perimet me sipërfaqe të hapur do të jepen 554 euro për hektar ndërkohë për perimet me sipërfaqe të mbyllur do të jepen 904 euro për hektar.

Derisa ministri për grurin, tha se do të bëhet edhe subvencionim i farës së grurit me 4 centë për kilogram dhe siç thotë ai shuma totale e subvencionit për kultivuesit e farës së grurit do të arrijë në 640 euro.

Peci ka thënë se do të mbështetet edhe kultura e gështenjës me 504 euro për hektar.

Ndërkohë do të bëhet përpjekje për të nxitur edhe kultivimin e lulediellit si lëndë e parë për prodhimin e vajit. Për këtë arsye 1 hektar do të subvencionohet me 454 euro e ku do të përfshihet edhe plehërimi dhe akciza për naftë.

“Do të vazhdohet edhe me mbulimin e akcizës së naftës me 0,36 centë për litër”, tha Peci, duke shtuar se do të ketë edhe subvencionim të pjesshëm të plehut artificial. 150 euro për hektar për grurë, 100 euro për hektar për misër, patate dhe fasule.

Për subvencionimin e grurit është ulur kriteri prej 2 hektarësh dhe është bërë 1 hektar.

“Gjithashtu pragun e sasisë së grurit të deponuar në mulli e kemi ulur nga 6 mijë kilogram e kemi ulur në 3 mijë kilogram”, ka thënë Peci.

Ministri i Bujqësisë tha se do të ketë subvencion edhe për bimët mjekësore dhe aromatike, specifikisht për bimët mjaltdhënëse me 450 euro për hektar.

/GazetaSinjali/