image Kaq do të subvencionoheni nga Qeveria nëse zëvendësoni ngrohjen elektrike me alternativa tjera

Sociale

Kaq do të subvencionoheni nga Qeveria nëse zëvendësoni ngrohjen elektrike me alternativa tjera

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për subvencionimin e qytetarëve që zëvendësojnë ngrohjen elektrike me alternativa tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur vlerat me të cilat do të subvencionohen qytetarët, varësisht nga pajisjet që përdorin.

“Kaldajat me biomasë, dru pelet, briket që do të subvencionohen në vlerë deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ose 1200 euro. Kondicionerët efiçient do të subvencionohen deri në 400 euro, stufat individuale me 90 për qind, deri në 560 euro”, tha Rizvanolli.

Ajo po ashtu njoftoi se thirrja është e hapur nga sot dhe subvencionimi kap në total vlerën e 6 milionë eurove.

/GazetaSinjali/