image Kaq do të dënohen qytetarët nëse punojnë të dielave në Maqedoni të Veriut

Kosovë

Kaq do të dënohen qytetarët nëse punojnë të dielave në Maqedoni të Veriut

news image

Punëdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë ligjin për punë në Maqedoni të Veriut, me të cilin parashihet që e diela të jetë ditë jo pune, do të ballafaqohen me ndalesë për punë në afat prej 15 ditëve dhe kallëzim penal.

Drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska për TV21 ka thënë se gjobat për shkelësit do të jenë të larta.

“Varësisht nga lloji i tregtarit, lëviz prej 800 deri në 10 mijë euro për personat juridikë dhe nga 50 euro deri në 500 euro për personin përgjegjës që është pjesë e personit juridik, dhe për tregtar individual gjoba lëviz prej 150 deri në 250 euro, megjithatë ky i fundit mund të punojë vetëm nëse punon pronari”, ka thënë ajo./GazetaSinjali/