image Kapllan Parduzi emërohet ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KRU "Prishtina"

Kosovë

Pozitë/ Kapllan Parduzi emërohet ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina”

news image

Kapllan Parduzi, është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Ky vendim u mor në mbledhjen e dytë të mbajtur më 10 mars 2020, pasi që ushtruesi paraprak i kësaj detyre kishte kërkuar dorëheqjen.

“Pas pranimit të rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit të Auditimit të KRUP-së të mbajtur më datë 4 mars 2020, për marrje të masave ndaj Kryeshefit Ekzekutiv në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të KRU” Prishtina” sh.a. të datës 10 mars 2020, kryeshefi ekzekutiv gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve me t’u ballafaquar me këto rekomandime dhe vlerësim jo të kënaqshëm të performancës ka reflektuar dhe ka kërkuar lirim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Prishtina” sh.a.”. Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje .Njëkohësisht, Bordi i Drejtorëve në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së kryeshefit ekzekutiv emëron z. Kapllan Parduzi , deri në përfundimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, sipas Ligjit Mbi Ndërmarrjet Publike nëpërmjet një konkursi transparent”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.