image "Kapitullon" Villarreali, Liverpool përmbys gjithçka në Spanjë - VIDEO

Futboll

“Kapitullon” Villarreali, Liverpool përmbys gjithçka në Spanjë – VIDEO

news image

Liverpooli ka përmbysur gjithçka në Spanjë, duke e realizuar tani edhe golin e tretë.

Pas një pjese të dytë të dobët nga Reds ku u ndodhën në disavantazhin e dy golave, anglezët u rikthyen në pjesën e dytë duke realizuar plot tre gola.

Fabinho e ngushtoi fillimisht epërsinë në minutën e 62-të, teksa pesë minuta më vonë Diaz barazoi shifrat pas një goditje të saktë me kokë në minutën e 67-të.

Goli i tretë erdhi nga Sadio Mane i cili pas një gabimi në mbrojtje, mbeti përballë portës bosh, në të cilën nuk mundi të gabonte në minutën e 74-të.

/GazetaSinjaliSport/